U bëri përshkrim banal, Instagrami fshin fotografitë e Arbenita Ismajlit

Mediale Vip

U bëri përshkrim banal, Instagrami fshin fotografitë e Arbenita Ismajlit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:30
Arbenita Ismajli

Arbenita Ismajli është një prej modeleve shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa në të shumtën e rasteve nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Ismajli publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa poza të reja mjaft ngacmuese, ku vinte në pah linjat trupore.

Mirëpo krahas fotografive, ajo përdori një përshkrim të papërshtatshëm në gjuhën angleze – e që kjo ndikoi që imazhet t’i fshihen menjëherë.

Rregullat e reja dhe të përditësuara të Instagramit nuk lejojnë që në përshkrimet e postimeve të përdoret fjalor banal.

Arbenita kishte shkruar në përshkrim fjalën “B*tch” pa asterisk, kuptimi i së cilës është fjalë e pisët në anglisht.

Pasi Instagrami ia fshiu postimin, Arbenita njoftoi fansat e saj në InstaStory për këtë që i kishte ndodhur, dhe kësaj radhe i kishte ripostuar fotografitë së bashku me fjalën e përmirësuar.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat