Me këtë datë publikohet bashkëpunimi i Dua Lipës me Madonnën dhe Missy Elliot

Mediale Vip

Me këtë datë publikohet bashkëpunimi i Dua Lipës me Madonnën dhe Missy Elliot

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:31
Dua Lipa konfirmoi bashkëpunimin me dy emra të njohur të muzikës, Madonna dhe Missy Elliot.

Dua Lipa po vjen me shumë befasi.

Dua Lipa para pak ditësh konfirmoi bashkëpunimin me dy emra të njohur të muzikës, Madonna dhe Missy Elliot.Përmes një postimi së fundi, këngëtarja ka njoftuar se bashkëpunimi i shumë pritur me Madonnën dhe Missy Elliot do të publikohet më 14 gusht.

Por, kjo nuk është e vetmja, ajo do të sjellë edhe remiksin e këngëve të tjera nga albumi “Future Nostalgia”, ndërsa bashkëpunoi me të tjerë artistë të njohur.

Në një prej këngëve ajo vjen në duet me The Blessed Madonna, ndërsa kënga lansohet më 21 gusht.

Në këngët e tjera, Duan do ta shohim në duet me Gween Stefani dhe Mark Ronson, kurse paralajmëron edhe shumë befasi të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat