Po dëgjonte apo jo Cardi B ‘Të ka lali shpirt’? Del versioni origjinal i videos virale

Mediale Vip

Po dëgjonte apo jo Cardi B ‘Të ka lali shpirt’? Del versioni origjinal i videos virale

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:15
Cardi B

Një video e Cardi B duke dëgjuar “Të ka lali shpirt” gjatë një live në Instagram bëri xhiron e të gjitha mediave. Madje ky moment u postua edhe nga vetë Silva Gunbardhi, e cila i shprehte dashurinë reperes së famshme. Mirëpo, kënga në video paska qenë e montuar.

Pas videos që u bë virale, filloi të qarkullonte edhe videoja reale e Cardi-t, që rezulton të jetë bërë në mars, gjatë karantinës dhe reperja nuk po dëgjonte “Të ka lali shpirt”, por një këngë tjetër.

Pavarësisht këmbënguljes së Silvës se videoja është reale dhe është regjistruar nga një mikesha e saj, faktet thonë të kundërtën. Madje, edhe Silva duket se është bindur, pasi e ka fshirë edhe postimin në llogarinë e saj në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat