Instagrami ndëshkon modelen shqiptare për fjalor të papërshtatshëm

Mediale Vip

Instagrami ndëshkon modelen shqiptare për fjalor të papërshtatshëm

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 21:21
Arbenita

Instagrami nuk të lejon të përdorësh çdo lloj fjalori, madje nga ky rregull i fundit nuk shpëtojnë as persoanzhet e njohur. Modeles shqiptare, Arbenita Ismajli i është fshirë një postim i fundit nga Instagrami, për shkak të fjalorit të pahijshëm që ka përdorur për përshkrimin e fotos.

Megjithëse modelja e njohur ndiqet nga një numër i madh ndjekësish, Instagrami nuk e ka toleruar, por menjëherë ia ka fshirë postimin.

Foto provokuese me rroba banje, Arbenita i postoi edhe në Story-n e saj duke shpjeguar se platforma e ndjekur aktualisht nga mijëra përdorues ia ka fshirë postimin për shkak të mbishkrimit me një fjalor të papërshtatshëm.

Natyrisht, Arbenita e ka ripostuar foton me mbishkrim të përditësuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat