Dua Lipa dhe Ava Max, në mesin e artisteve më të dëgjuara në Spotify

Mediale Vip

Dua Lipa dhe Ava Max, në mesin e artisteve më të dëgjuara në Spotify

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:50
Artistet shqiptare

Artistet shqiptare tashmë kanë pushtuar tregun muzikor ndërkombëtar me projekte e hite të shumta, me të cilat kanë zënë vendet e para në top – listat më të famshme në botë.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max janë këngëtaret me prejardhje shqiptare që kanë bërë krenarë të gjithë me sukseset e tyre. 

Megjithatë, Dua dhe Ava Max këtë herë janë renditur në top 10 artistet më të dëgjuara në platformën ‘Spotify’.

Në një listë të publikuar nga Spotify Daily Data, shihet se me datë 1 gusht, Dua qëndroi në vendin e tretë me dëgjime në platformë, menjëherë pas yllit Billie Eilish.

Ndërkohë Amanda Koci (emri i vërtetë i Ava Max) qëndronte në vendin e dhjetë, menjëherë pas Rihannas, e cila zinte vendin e nëntë.

Image
Dua Lipa dhe Ava Max
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat