E akuzoi se po mohon ekzistecën e Covid-19, Remzie Osmani i reagon ashpër Berat Buzhalës

Mediale Vip

E akuzoi se po mohon ekzistecën e Covid-19, Remzie Osmani i reagon ashpër Berat Buzhalës

Nga: A.Zh Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:04
Remzie Osmani

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, i ka reaguar gazetarit Berat Buzhala, i cili e ka etiketuar atë si një ndër të njohurit që po mohojnë ekzistencën e Covid-19.

Osmani ka demantuar Buzhalën, duke thënë se ajo nuk është mendjelehtë sa të mohojë sprovën globale me Koronavirus. Këngëtarja ka akuzuar Buzhalën se me shpifje e lajme të rreme, po mundohet të përfitojë materialisht.

Ajo u ka uruar shërim të shpejt të gjithë të prekurve nga ky virus, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Reagim

Të mençurit na kanë mësuar që të mos hymë në debate me përgojues, sepse ata kanë aftësinë të na ulin në nivelin e tyre dhe të na mundin me përvojën e tyre.
Por kësaj here më duhet të reagoj!

Berat Buzhala paska hedhur një status kinse unë paskam thënë se nuk ka Covid-19. Pa lejuar vetën të bie në atë nivel, vetëm një sqarim për njerëzit e mirë, miqtë e mi, adhuruesit e artit tim. Unë nuk jam aq mendjelehtë sa ta mohoj sprovën globale që Zoti na e ka dërguar, ndoshta si mesazh për njerëzimin që të bëhemi më të mirë dhe më solidar, dhe e dyta, unë nuk jam aq e pashpirt sa të mundohem të përfitoj materialisht (siç bën zotëria me shpifje e lajme të rreme vetëm për të mbledhur ndonjë cent nga klikimet) në këtë kohë kur jeta dhe vdekja e secilit nga ne ndahet nga një fije peri.

Miq të mi, infektologët, epidemiologët, profesionistët shëndetësor janë vëllezërit, motrat dhe prindërit tanë, ata po mundohen me shpirt për shëndetin dhe jetën tonë, ti zbatojmë me përpikmëri këshillat dhe rekomandimet e tyre.

Uroj shërim të shpejtë të prekurve nga ky virus!

Shumë dashni dhe dritë për ju

Remzie Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat