“Të dua”! Dhuratat romantike në shtëpinë e Morena Tarakut flasin shumë për fatlumin që i ka rrëmbyer zemrën!

Mediale Vip

“Të dua”! Dhuratat romantike në shtëpinë e Morena Tarakut flasin shumë për fatlumin që i ka rrëmbyer zemrën!

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:30
Morena Taraku

Morena Taraku ka bërë me dije muaj më parë se ka një njeri special që ka zënë vend në zemrën e saj, edhe pse vijon ta mbajë sekret.

Dhe ja vetëm pak orë më parë ajo ka ndarë disa foto në profilin e saj në Instagram, ku ka treguar disa dhurata që ka marrë ditën e djeshme.

Një arush pelushi të bardhë dhe disa tullumbace në formë zemrash që qëndrojnë në ajër, dhe prit pak, një dedikim në gjuhën turke që thotë: “Të dua”.

Kjo na bën të kuptojmë se personi që mund t’i ketë marrë zemrën Morenës mund të ketë origjinë nga Turqia dhe ne sapo u bëmë më kuriozë për të ditur më shumë.

Morena ka vite që jeton në Turqi, aty ku punon për projektet e saj muzikore, siç bëri për këngën më të fundit “Fu*k your location”.

Image
Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat