Gazetari i njohur kritikë publike Aurela Gaçes: Më trishton rënia në fjalë-mballosje në tekstin e këngë tënde!

Mediale Vip

Gazetari i njohur kritikë publike Aurela Gaçes: Më trishton rënia në fjalë-mballosje në tekstin e këngë tënde!

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:11
Aurela Gaçe

Një ditë më parë Aurela Gaçe publikoi këngën e saj më të re të titulluar ‘Lento-lento’.

Duket se gazetarit Aleksandër Çipa ja ka vrarë veshin teksti i kësaj kënge, dhe nëpërmjet një reagimi publik, Çipa ka kritikuar hapur Aurelën, e cila sipas tij nuk e ka aspak të nevojshme të bjerë pre e së thjeshtës pa përmbajtje.

Duke e cilësuar Aurelën si udhërrëfyese shijesh tek brezat e rinj, së cilës ja ka çmuar artin dhe talentin, kësaj here gazetari i njohur nuk është aspak dakord me zgjedhjen e këngëtares për të bërë pjesë të këngës së saj një tekst të tillë.

Postimi i plotë:

“E madhe Aurela e Vlores sime! E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime, Aurela Gaçe! Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment, sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht. Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh?!?! Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.

Kriza e teksteve te kenges shqipe ka kohe qe ka uzurpuar dhe banalizuar pjesen me te madhe te produksioneve muzikore dhe prurjet e disa breza kengetaresh te te gjitha zhanreve dhe preferencave muzikore. Kjo krize nuk eshte e vetme. Ne kete krize gjenden shume fusha, perfshi edhe timen, ku gjendem profesionalisht. Por perhere kemi pasur nje pervoje sharmante dhe sqimatare ndaj teksteve te kengeve tona madje, ne nje koheshtrirje nje shekullore

Aurela e shtrenjte, sikur nivelin e tekstit te refrenit tend, ta kishe mbajtur se paku ne vleren asociative te ” lento- lento-s”, do te mbetej me e bukur dhe nuk do te na linte ne shijen e zhargonit te Çoles. Kur mendoj se tekste te kengeve te tua i kane shkruar poete gjuhebukur si Xhevahir Spahiu, Ilirian Zhupa etj, etj, etj, me trishton renia ne ” kovaçanen” e fjale mballosjes, per tekstin e kenges se fundit.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat