“Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr”, Madonna tregon sesi nisi muzikën

Mediale Vip

“Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr”, Madonna tregon sesi nisi muzikën

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:49
Madonna

Madonna sot është ‘fener’ për gjeneratat e reja.

Madonna është një nga ikonat e muzikës, dhe për shumë kënd ajo është një shembull për tu ndjekur, për punën dhe sakrificën që ajo ka kaluar në fillim të karrierës.

Këngëtarja ka kujtuar së fundmi përmes një postimi në Instagram se si filloi karrierën e saj në muzikë, në kohë kur mundësit ishin shumë më të kufizuara se tani.

Në foton e ndarë ku ajo shihet në moshë të re Madonna kishte shkruar “Pa YouTube, Pa Vine, Pa The Voice, Pa American Idol, Pa Disney. Vetëm 35 dollarë dhe një ëndërr”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat