DJ Erick Morillo arrestohet pasi abuzoi seksualisht me një vajzë - Bota Sot
DJ Erick Morillo arrestohet pasi abuzoi seksualisht me një vajzë

Mediale Vip

DJ Erick Morillo arrestohet pasi abuzoi seksualisht me një vajzë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Dj Erick Morillo është bërë i njohur përmes punës që ka bërë në këngën “Drunk in Love” të këngëtares Beyonce.

Kohëve të fundit, ai është bërë edhe më i komentuar, pas arrestimit të tij për abuzime seksuale, shkruan Mirror.

49-vjeçari i njohur si DJ në festivale të ndryshme, tashmë po akuzohet për tentim dhunimi ndaj një vajzë në Miami.

Thuhet se ai kishte kryer një vepër të tillë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa po ndiqte vajzën pasi doli nga një festë e organizuar në Star Island.

Raportimet thonë se viktima kishte lajmëruar rastin në pocili, duke dhënë detaje të shumta rreth rastit.

“Ai tentoi në masë të madhe, dëshironte marrëdhënie seksuale në natyrë, por refuzoi gjithçka”,  kishte thënë ajo.

Sidoqoftë, ajo pranon se kur ishte zgjuar nga gjumi kishte qenë lakuriqe, në krahët e muzikantit.

Përkundër arrestit që i është bërë, DJ Morillo vazhdon të mohojë se ka bërë një veprim të tillë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat