Miley Cyrus kujton performancën në “Sunny Hill”

Mediale Vip

Miley Cyrus kujton performancën në “Sunny Hill”

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 08:20
Miley Cyrus

Në rrethana normale, festivali “Sunny Hill” do të fillonte sot, por për shkak të pandemisë këtë vit nuk u organizua.

Në faqen e festivalit janë publikuar fotografi dhe video, në të cilat përmbledhen disa prej momenteve më të mira nga performancat e vitit të kaluar.

Në një prej tyre shfaqet edhe këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus, e kjo e fundit e shpërndau këtë fotografi në Instagram, duke e kujtuar me nostalgji atë paraqitje.

Image
Miley Cyrus

Kujtojmë se Miley Cyrus dhe artistja shqiptare Dua Lipa nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një dueti, madje së fundi janë fotografuar bashkë në studio muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat