Arbana Osmani habit me pamjen në përditshmërinë e saj, shumë larg skenës…

Mediale Vip

Arbana Osmani habit me pamjen në përditshmërinë e saj, shumë larg skenës…

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 10:41
Arbana Osmani

I shikojmë shpesh në ekran dhe mahnitemi me pamjen e tyre të kuruar. Por personazhet e famshme nuk janë dukur përherë kështu.

Me atlete të zeza, të sheshta, që i tregojnë gjatësinë reale, me rroba të zeza sportive, flokë të mbledhur dhe pa make-up, Arbana Osmani duket si një vajzë e zakonshme e kryeqytetit në këto foto paparazzi.

Por është kaq interesante të shohësh personazhet e televizionit në jetën e përditshme, ashtu si vetëm familjarët dhe të afërmit e tyre mund t’i shohin.

Në fakt, Arbana nuk shquhet për maninë për të qenë non stop e lyer dhe e kuruar. Në jetën e përditshme, ajo gjithnjë ka preferuar xhinset apo veshjet e rehatshme prej pambuku.

Nuk duket të jetë ndonjë tip vanitoz apo e fiksuar pas përsosmërisë së pamjes. Dhe në fakt, kjo është një nga arsyet se përse publiku e do. Për më shumë mjafton të shikoni këto pamje:

Image
Arbana Osmani
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat