“Qenke shtatzënë!” Përgjigja e Fjoralba Ponarit për ndjekësen, një leksion për të gjithë!

Mediale Vip

“Qenke shtatzënë!” Përgjigja e Fjoralba Ponarit për ndjekësen, një leksion për të gjithë!

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:40
Fjoralba Ponari

Përtej gjitha të mirave që ka sjellë zhvillimi i teknologjisë dhe sidomos i rrjeteve sociale, duhet ta pranojmë se kanë shkaktuar edhe disa dukuri negative dhe një ndër to është edhe cënim i jetës së gjithsecilit.

Duke qenë se interaktiviteti është i lartë, shpesh jemi dëshmitarë se si njerëz të ndryshëm marrin të drejtën të komentojnë e fyejnë, pa marrë parasysh se çfarë mund të shkaktojë qoftë edhe një emoji nga ana e tyre.

Më të ekspozuarit në këtë raste janë figurat publike, edhe për shkak të audiencës së lartë.

Një nga moderatoret më simpatike të ekranit shqiptar, Fjoralba Ponari, ka postuar së fundmi këtë super video, ku duket në top formë.

Mirëpo, jo të gjithë i shohin gjërat njësoj. Një komentuese i ka shkruar prezantueses: “Auu qenke shtatzënë”. Dhe si duket ky koment, aspak i këndshëm, nuk është pritur mirë nga Fjoralba, sikundër nuk do pritej mirë nga asnjë vajzë e thënë në këtë mënyrë.

Përgjigja që ajo i ka kthyer është padyshim për tu brohoritur, pasi sikundër shkruan Fjoralba ndër rreshta “ku e di ti që ajo se ka humbur një fëmijë apo ndoshta nuk bën dot kurrë fëmijë dhe merr shkrime të kësaj natyre nga njerëz si ti pa dy pare mend!”

Per njerezit si ti, lutem!
Ndoshta ai barku qe shikon ti eshte sps ajo goca aty mund te kete shtuar dozen e bukes, ndoshta stresi, ku e di ti qe ajo se ka humbur nje femije apo ndoshta nuk ben dot kurre femije dhe merr shkrime te kesaj natyre nga njerez si ti pa dy pare mend!
E kupton sa injorante dhe insensitive eshte ajo qe ke shkruar ?
Boll dolet ne konkluzione mbi mitren e tjeter kujt.

Fjoralba është nën menaxhimin e reperit të njohur MC Kresha dhe suksesi duket i garantuar, ndonëse nuk ka ende detaje rreth datës së publikimit të albumit apo të këngës së parë!

Kujtojmë se pasioni i vërtetë i saj është muzika dhe siç ka treguar nëpër intervista moderimi hyri në jetën e saj si një surprizë dhe me shumë mundësi mund të kalojë në plan të dytë në të ardhmen.

4 vite më parë Fjoralba mori pjesë në “The Voice of Albania 5”, por fatkeqësisht nuk arriti t’i prekte netët finale, duke na vërtetuar në fakt se talenti dhe puna triumfojnë dhe kanë më shumë vlerë se një kupë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Outfit @alda_zoti_atelier @elvabellaa Hair&makeup @kristina_petriti_m.u.a

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat