Vilma Masha ndan foton me vajzën në ditëlindjen e parë si nënë

Mediale Vip

Vilma Masha ndan foton me vajzën në ditëlindjen e parë si nënë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:43
Vilma Masha

Disa muaj më parë, moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha, u bë nënë për herë të parë. Dje Vilma festoi ditëlindjen dhe me siguri ky vit është më speciali për të, pasi e gjen si nënë.

Si për ta festuar ndryshe këtë ditë të veçantë, Vilma ka ndarë foto me vogëlushen e saj, Sea, e cila është dhurata më e bukur për ditëlindjen. Ajo që vihet re është se Sea është rritur shumë.

Edhe pse Vilma është kujdesur gjithmonë ta ruajë imazhin e saj sepse është ende e vogël, nga fotoja kuptohet lehtë se Sea është bebe e bukur. Moderatorja e njohur e emisioneve sportive, Vilma Masha, kurorëzoi dashurinë me partnerin rreth një vit më parë në një ceremoni, e cila bëri bashkë njerëzit më të dashur të saj. Fill pas këtij momenti special, Masha vazhdoi projektet në televizion në platformën ku ka drejtuar prej kohësh disa formate sportive, atë të “Digitalb”.

Image

Së fundmi, burime për revista “Who” kanë zbuluar se 1 vit pas martesës, Vilma është në pritje të ëmbël. Gjinia e fëmijës së moderatores nuk dihet ende, megjithatë këto detaje pritet t’i zbulojë vetë ajo në muajt në vazhdim.

Momentalisht, Masha drejton programin “Gol pas goli” në “Digitalb”, program të cilin nuk dihet se kush do ta marrë përsipër në momentin kur moderatorja do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Vilma Masha u martua në fund të shtatorit të vitit të kaluar gjatë një ceremonie celebrimi të organizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Moderatorja e emisionit “Gol pas goli” në “SuperSport” veshi fustanin e bardhë, duke i dhënë fund beqarisë pas një lidhjeje në distancë.

Gjatë rrëfimit të saj për programin “Në Shtëpinë Tonë” për lidhjen e saj disavjeçare, ajo foli edhe për planifikimin e një fëmije shumë shpejt. Vilma u shpreh se personi që ka për krah nuk është person publik dhe se ajo mundohet ta mbajë sa më larg thashethemeve të botës së televizionit.

Ai ka jetuar në Romë prej 13 vitesh dhe aktualisht punon në një bankë. Marrëdhënia e tyre ka funksionuar sepse kanë mirëkuptim në lidhje me profesionet e tyre dhe shoku i Vilmës di të gatuajë dhe ky është një privilegj i madh për të. Tashmë na mbetet vetëm të presim një foto të Vilmës me bashkëshortin misterioz, të cilin nuk e ka prezantuar ende për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat