Lotët ia kanë lënë vendin të qeshurave! Videoja që i tha të gjitha për marrëdhënien e Kim dhe Kanye! - Bota Sot
Lotët ia kanë lënë vendin të qeshurave! Videoja që i tha të gjitha për marrëdhënien e Kim dhe Kanye!

Mediale Vip

Lotët ia kanë lënë vendin të qeshurave! Videoja që i tha të gjitha për marrëdhënien e Kim dhe Kanye!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 06:59
Kim dhe Kanye

Kim Kardashian dhe Kanye West thuhet se po përpiqen fort për të shpëtuar martesën e tyre dhe disa ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se ata kanë vendosur të udhëtojnë drejt Karaibeve për të shfrytëzuar kohën bashkë.

Lidhja e tyre varet nga një fije peri pas një serë deklaratash publike nga Kanye West, i cili i nxori disa “sekrete” familjare bashkëshortes, duke treguar se ata kishin dashur të abortonin vajzën e tyre të madhe North.

Si duket gjërat kanë shkruar si duhet dhe më në fund në familjen e tyre është rikthyer buzëqeshja.

Një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në Twitter nga reperi ku shfaqet me të bijën North po bën xhiron e rrjetit.

Në sfond dëgjohet “Push The Feeling On” dhe më pas shihet Kanye që hidhet nga karroca e tij e golfit dhe filloi të kërcejë, e më pas edhe North u bashkuan me të.

Nga ana tjetër, Kim po bënte videon dhe dëgjohet duke qeshur me lëvizjet e Kanye dhe North.

Për rikujtesë

Ata u panë për herë të fundit së bashku para 2 javësh, në Wyoming, dalje kjo që u komentua gjatë nga mediat sidomos për faktin se Kim u pa e përlotur, teksa fillimisht u bë me dije se Kim i ka kërkuar të shoqit që të trajtohet për bipolaritetin. 

Më vonë, mediat prestigjioze ndërkombëtare do shkruanin se Kim po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se në fakt ata kanë filluar të jetojnë të ndarë para se çështja të bëhej publike. Po ashtu, thuhej se ajo fluturontre drejt tij vetëm kur shoqëronte fëmijët për të takuar reperin.

Së fundmi, pas raportimeve se Kim, 39 vjeç, dhe Kanye, 43 vjeç, kanë jetuar veç e veç për një vit, tani duket se çifti po gjen rrugën e përbashkët për tu rikthyer si dikur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat