“Kam që 15 vjeç me këtë histori!”, Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh! - Bota Sot
“Kam që 15 vjeç me këtë histori!”, Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh!

Mediale Vip

“Kam që 15 vjeç me këtë histori!”, Dojna Mema tregon sëmundjen nga e cila vuan prej vitesh!

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:45
Dojna Mema

Një nga arsyet kryesore përse nga viti në vit zona e Bënjës së Përmetit po njeh një frekuentim të gjerë vizitorësh jo vetëm nga i gjithë vendi por edhe jashtë tij janë burimet ujore termale.

Vlerat e tyre kurative dhe shëruese të disa sëmundjeve çmohen si të jashtëzakonshme e madje shumë specialist i cilësojnë këto burime si më të mirat që gjenden në Europë. Sipas tyre këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura, që u japin veti terapeutike.

Së fundmi, në Bënjën e Përmetit ka shkuar edhe Dojna Mema, dhe jo më kot.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Instastory, moderatorja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka treguar se vuan nga reumatizma që 15 vjeçe dhe pikërisht kjo e ka shtyrë të vizitojë Bënjën e Përmetit, ku ndodhen katër burime termale, mes tyre njëri që trajton problemet e reumatizmës.

Kam që 15 vjeç me këtë historinë e reumatizmës.

Reumatizma është një proces inflamator i indeve të kyçeve. Procesi reumatizmal zhvillohet në enët e vogla të gjakut që dëmtohen dhe lëshojnë në inde kripëra minerale dhe lëngje proteinash.

Reumatizmat shfaqen në mënyrë akute dhe kronike. Takohen më tepër në moshat 5-15 vjeç te të dy gjinitë dhe prek kryesisht kyçet e mëdha, me temperaturë, dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.

Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat