Cardi B u sqaron fansave se përse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip - Bota Sot
Cardi B u sqaron fansave se përse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip

Mediale Vip

Cardi B u sqaron fansave se përse zgjodhi të ketë Kylie Jenner në klip

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 07:27
Cardi B

Reperet Cardi B dhe Megan Thee Stallion ditë më parë publikuan këngën e re të titulluar “WAP”.

Projekti mori vëmendje të madhe që nga dita e publikimit, derisa po vazhdon të komentohet akoma gjithandej.

Kjo pas pjesëmarrjes së Kylie Jenner, e cila nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit dhe fansat e dy artisteve të famshme amerikane.

Image
Sipas tyre, mogulja e bukurisë nuk meritonte të ishte pjesë e videoklipit të vajzave me ngjyrë meqë nuk e respekton kulturën e tyre, madje për këtë fansat nisën edhe një peticion që të hiqet pjesa ku shfaqet ajo.

Së fundmi, Cardi B i është përgjigjur komenteve negative duke thënë se pjesëmarrja e Jenner nuk ka të bëjë aspak me racën.

“Kjo nuk ka të bëjë me racën. Ka probleme në botë që janë për racën dhe flas për to gjithë kohën. Por kjo nuk ka të bëjë me racën. Pse e vendosa Kylien në video? Ajo e trajtoi motrën dhe vajzën time shumë mirë në festën e ditëlindjes së fëmijës së saj. Travis dhe Set janë shumë të afërt, Kris Jenner më jep këshilla kur e kam pyetur dhe bashkëshorti i saj është shumë i afërt me timin”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, videoja për vetëm tri ditë ka kaluar shifrën e 61 milionë shikimeve në YouTube.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat