Me një dedikim prekës, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë - Bota Sot
Me një dedikim prekës, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë

Mediale Vip

Me një dedikim prekës, Fiona Gllavica kujton nënën e ndjerë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 11:00
Fiona Gllavica dhe nëna e saj

Jo rrallë herë, aktorja shumë e dashur, Fiona Gllavica ka folur për nënën e saj të ndjerë. As postimet në llogaritë e saj sociale nuk janë të pakta kushtuar nënës së saj.

E tani që aktorja është bërë nënë vetë e një vogëlushi me emrin Lekë, si duket kjo mungesë është intensifikuar edhe më tej.

Sot nëna e ndjerë e aktores do të festonte ditëlindjen, dhe Fiona i kushtoi një dedikim shumë prekës, duke ndarë edhe dy foto të nënës së saj.

“Nana sot ka ditëlindjen.

Me zbardhje të mëngjesit u mbështolla me dëshirën e të pasurit nanën afër vetes, e vura ruzë mbi qafë kujtimin e saj, e hapa sirtarin brenda zemrës ku po e ruaj tash e vite ngrohtë kujtimin e saj.

Vitet s’janë të njëjta pa nanën, mungesa e saj është e pazëvendësueshme, e pa përshkrueshme dhe e pa matshme.

Urime ditëlindja engjulli im, qirinjtë e ditëlindjes sot do t’i ndezë për shpirtin tënd të bardhë duke e shpresuar takimin tonë të ardhshëm në amshimin e dritës”, shkruan ajo në postimin e saj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat