Për një veshje ditore, Dhurata Dora shpenzon mbi dy mijë euro

Mediale Vip

Për një veshje ditore, Dhurata Dora shpenzon mbi dy mijë euro

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:09
Dhurata Dora

Këngëtarët gjatë paraqitjeve në skenë mundohen të kujdesen për dukjen e tyre.

Disa nga këngëtarët shpenzojnë shumë për veshje, e njëra nga ta është edhe Dhurata Dora.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqip closet ka analizuar një paraqitje të këngëtares, vlera e së cilës shkon mbi dy mijë euro.

Vetëm xhaketa e saj ka vlerën prej 1.750 funta (1.946 euro), kurse tjetra shumë e madhe shkon për një aksesorë të saj, e që arrin 610 funta (670 euro).

Që të gjitha së bashku bëjnë 2.455 funta (2.725 euro), të cilat ajo i ka shpenzuar në një veshje ditore.

Theksojmë se “Fajet” është hiti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin shqiptar, Azet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat