Pa shiko! “Ejlyl” ka nisur një romancë me aktorin e njohur turk dhe askush s’e paska ditur!

Mediale Vip

Pa shiko! “Ejlyl” ka nisur një romancë me aktorin e njohur turk dhe askush s’e paska ditur!

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:16
Biran Damla Yilmaz, Ilker Kaleli

Aktorja Biran Damla Yilmaz ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave turke jo vetëm për anën profesionale, pasi po xhiron një serial të ri shumë të suksesshëm, por edhe për jetën e saj private.

Pak kohë më parë u përfol se ajo është në një lidhje me një biznesmen, por mesa duket kjo nuk është e vërtetë.

Mediat turke raportojnë se aktorja prej 1 muaji është në një lidhje me aktorin e famshëm Ilker Kaleli.

Mësohet se dyshja janë takuar gjatë xhirimeve të dy serialeve nga e njëjta kompani. Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë nisur të komunikojnë.

Edhe pse në një kohë të shkurtër, thuhet se çifti janë shumë të dashuruar dhe shihen kudo të kapur dorë për dore.

Kujtojmë që Biran Damla Yilmaz është shumë e njohur në Shqipëri me rolin e “Ejlylit” në serialin “Lule të vetmuara”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat