Princesha Eugenie, e inatosur që Harry dhe Meghan njoftuan shtatzëninë kur vëmendja ishte te dasma e saj - Bota Sot
Princesha Eugenie, e inatosur që Harry dhe Meghan njoftuan shtatzëninë kur vëmendja ishte te dasma e saj

Mediale Vip

Princesha Eugenie, e inatosur që Harry dhe Meghan njoftuan shtatzëninë kur vëmendja ishte te dasma e saj

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 21:56
Ilustrim

Princesha Eugenie paska pasur një hatërmbetje me kushëririn e saj, Princin Harry dhe Meghan Markle. Çifti Sussex i vodhi gjithë vëmendjen e dasmës, kur dhanë lajmin se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Princesha Eugenie u martua me Jack Brooksbank më 12 tetor të vitit 2018, ndërsa 3 ditë më vonë, kur vëmendja ishte ende te dasma madhështore e princeshës, Harry dhe Meghan prishën gjithë magjinë duke njoftuar se familja e tyre do të shtohej me një bebush.

Eugenie-s nuk i erdhi aspak mirë dhe sipas librit biografik “Finding Freedom”, princesha u tha miqve se Harry dhe Meghan duhet të kishin pritur edhe pak për të ndarë lajmin e tyre publikisht.

"Eugenie ka qenë gjithnjë më shumë sesa një kushërirë për Harry-n. Ata ishin gjithashtu miq shumë të afërt. Nga të gjithë nipërit e Mbretëreshës, Harry dhe Eugenie kanë një nga lidhjet më të natyrshme. Ashtu si Harry, edhe Eugenie është besnike, e sinqertë dhe shumë argëtuese. Të dy kalonin shumë net duke dalë së bashku në Londër. Madje, Harry ka ndarë me të gjithmonë ‘sekrete’ për sa u përket të dashurave të tij. Dhe Eugenie i jepte vazhdimisht këshilla”, -thuhet në libër.

Epo, duke marrë parasysh marrëdhënien e tyre të afërt, edhe ne jemi në anën e Eugenie – Harry duhet të kishte pritur edhe pak për publikimin e lajmit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat