Ronaldo shijon pushimet në Portofino, dedikim të veçantë Georginës

Mediale Vip

Ronaldo shijon pushimet në Portofino, dedikim të veçantë Georginës

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:31
Ronaldo, Georgina

Edhe pse zërat e merkatos futbollistike po flasin për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi, duket se kjo nuk ka ndikuar aspak te ylli portugez.

Sulmuesi 35 vjeçar po shijon në maksimum pushimet luksoze në Portofino me partneren bukuroshe Georgina Rodriguez si dhe katër fëmijët e tij.

Këtë të mërkurë, futbollisti i famshëm ka publikuar një foto tepër të ëmbël në Instagram me modelen 26 vjeçare, shoqëruar me një dedikim tepër të veçantë për të.

Në foto, Cristiano shfaqet me Georginën në prehër teksa kjo e fundit e përqafon, ndërkohë që marrin rreze në jahtin e tyre luksoz.

“Jam i lumtur që po i ndaj këto momente të bukura me ty,” shkruan Ronaldo në postim.

Fotoja është postuar më pas edhe nga Rodriguez në llogarinë e saj në Instagram, me një zemër në përshkrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat