“Fytyra jote ka ndryshuar shumë”, përgjigja e Sarës për komentuesin merr mbështetjen e të gjithëve

Mediale Vip

“Fytyra jote ka ndryshuar shumë”, përgjigja e Sarës për komentuesin merr mbështetjen e të gjithëve

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:25
Sara Hoxa

Fotoja e fundit e Sara Hoxhës në ‘Instagram’ ka bërë këtë të fundit të reagojë publikisht duke i kthyer përgjigje një prej ndjekësve të saj, i cili i ka komentuar se ishte më mirë pa ndërhyrë në fytyrë.

“Ishte e mrekullueshme më parë dhe je dhe tani, por ishe origjinale. Fytyra jote ka ndryshuar shumë. Kujdesi për veten brenda dhe jashtë është i rendësishëm dhe i nevojshëm. Ji krenare për format e fytyrës tënde që ke trashëguar nga prindërit e tu. Ji origjinale, jo një produkt i masës së produkteve”, ka shkruar një prej ndjekësve në foton e trashëgimtares së ‘Top Channel’.

Pas këtij momenti nuk ka munguar as përgjigja e Sarës, e cila ka zgjedhur t’i shkruajë: “Faleminderit, e kuptoj nga vjen. Dhe unë pata të njëjtën mënyrë të mendimit. Kam ndryshuar tërësisht trupin tim qëkur isha 18 vjeç. Ishte më delikate atëherë se sa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, dyshoj se botox-i dhe filler-i kanë aq rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat veshje dhe jemi në një platform plot me produkte të masës/shumicës. Pse duhet të insistoj të jem “origjinale” kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten? Çdokush bën zgjedhjet individuale në jetë, e imja ndodhi të jetë pak kujdesje për lëkurën”.

Komenti dhe transparenca e Hoxhës është pëlqyer nga shumë ndjekës të saj të cilët i kanë treguar menjëherë mbështetjen e tyre në ‘Instagram’.

Kujtojmë se Sara është tashmë mami e dy djemve, London dhe Roman dhe është gjithmonë mjaft në formë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat