Paskemi dasmë! Rozana Radi do t’i japë fund beqarisë më shpejt se ç’kishim pritur!

Mediale Vip

Paskemi dasmë! Rozana Radi do t’i japë fund beqarisë më shpejt se ç’kishim pritur!

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:48
Rozana Radi

Në “intervistën ” e fundit në Instastory me pyetje-përgjigje nga ndjekësit, këngëtarja s’ka mundur t’i shpëtojë dot pyetjes për martesë.

Ajo që i habiti të gjithë ishte përgjigjia e Rozanës, e cila jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, po dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

“Kur martohesh?”- është pyetja drejtuar Rozanës, e cila ia ka kthyer ndjekësit:

“Aq shpejt sa s’ta merr mendja”

Epo, këngëtarja duhet ta ketë marrë propozimin e famshëm për martesë, ndaj paskemi dasmë!

Ajo nuk ka preferuar të ndajë të tjera detaje lidhur me dasmën e saj, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të mësuar më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat