Mediat po ziejnë në Gjermani! Loredana pjesë e spektaklit të famshëm? - Bota Sot
Mediat po ziejnë në Gjermani! Loredana pjesë e spektaklit të famshëm?

Mediale Vip

Mediat po ziejnë në Gjermani! Loredana pjesë e spektaklit të famshëm?

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:53
Loredana

Reperja shqiptare Loredana, po përflitet në mediat gjermane si pretendente për t’u bërë pjesë e jurisë së një prej spektakleve më të njohur vendas.

Si çdo vit, thashethemet janë shpërndarë me shpejtësi të madhe: Kush do të jetë në jurinë e sezonit të ri të “Deutschland sucht den Superstar” ngjitur me anëtarin më të vjetër, Dieter Bohlen?

Emri i Loredanës është përfolur nga shumë media, bashkë me atë të kolegut të saj Bushido.

Sezonin e kaluar, fituesi i vitit 2011 Pietro Lombardi ishte jurist. Por ai tashmë është larguar bashkë me kolegët e tij, këngëtarin Xavier Naidoo dhe koreografen Oana Nechiti.

Siç shkruan “20 Minuten”, Loredana është përfolur se mund të jetë pjesë e spektaklit, por RTL hedh poshtë lajmin duke thënë se reperja zvicerane nuk do të bëhet pjesë e bordit të jurisë.

Zëdhënësi i RTL Anke Eickmeyer njoftoi se emrat e jurisë do të shpallen brenda ditëve të ardhshme.

“Deutschland sucht den Superstar” është një emision si “American Idol” apo “X Factor”, ku mes shumë pretendetësh për zërin më të bukur, zgjidhet syper ylli i Gjermanisë.

Nëse Loredana do të jetë pjesë, me siguri do të ishte një lajm shumë i mirë për reperen, karriera e së cilës po sheh vetëm rritje!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat