Suksesi i fundit i Elgitit e bëri Klean të ndihet në qiellin e shtatë nga lumturia! - Bota Sot
Suksesi i fundit i Elgitit e bëri Klean të ndihet në qiellin e shtatë nga lumturia!

Mediale Vip

Suksesi i fundit i Elgitit e bëri Klean të ndihet në qiellin e shtatë nga lumturia!

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 07:46
Elgit Doda, Klea Huta

Kur bëhet fjalë për producentin Elgit Doda, padyshim që mbështetja e tij më e madhe do të jetë gjysma e tij, Klea Huta.

Moderatorja e mbështet partnerin në çdo hap dhe gëzon njësoj si për veten edhe për sukseset e tij.

Madje, arritja e fundit e Elgitit e ka bërë Klean aq krenare, sa moderatorja s’mund të rrinte pa e ndarë këtë gëzim edhe me ndjekësit në Instagram.

Në një postim në InstaStory, Klea ka publikuar kontratën e blerjes së këngës së fundit të Elgitit, të titulluar “Larg”.

Ky projekt është pëlqyer aq shumë dhe ka qenë aq i suksesshëm, sa është blerë edhe në Kinë.

“Kënga “Larg” blihet nga Kina. Krenare për ty dashuria ime”- shkruan Klea për suksesin e bashkëshortit të saj.

Në fillim të muajit qershor, Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë dhe tashmë po shijojnë në maksimum prindërimin.

I vogli Krid është kthyer në kryefjalën e ditëve të tyre, ndërsa ne jemi tepër kuriozë të shohim portretin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat