Anduena Tahiri: Rëndësia e fëmijëve tanë, janë shqetësimet kryesore

Mediale Vip

Anduena Tahiri: Rëndësia e fëmijëve tanë, janë shqetësimet kryesore

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:39
Anduena Tahiri

Drejtoresha e “A-mol”, Anduena Tahiri, shpreh shqetësimet e saja përmes një letre të hapur.

Këngëtarja e mirënjohur ka thënë se shqetësimi më i madh i saj tani për tani janë fëmijët në kohë pandemie, duke i shpjeguar edhe arsyet përmes letrës.   

“Pasi koronavirusi vazhdon të mbyllë vendet nëpër botë, paniku duket se po përhapet më shpejt sesa vetë sëmundja. Ne po kalojmë shumë sfida dhe barra për shëndetin mendor të fëmijëve, Izolimi, kufizimet e kontaktit dhe mbyllja e fëmijëve tanë është e papërballueshme. 

Image

Këto masa kanë potencial për të kërcënuar në mënyrë të konsiderueshme shëndetin mendor të fëmijëve. Ankthi, mungesa e kontaktit me shoqëri, me shkollën, dhe mundësi e zvogëluar për rregullimin e stresit janë shqetësimet kryesore. Kopshtet dhe shkollat janë mbyllur, kontaktet sociale janë të kufizuara fuqimisht dhe aktivitetet e kohës së lirë jashtë shtëpisë janë anuluar. 

Image

Rreziqet e shëndetit mendor të lidhur me COVID-19 mund të godasin në mënyrë disproporcionale fëmijët tanë.
-  Unë si prind vetë, u bëj thirrje të gjithë juve prindër që të parandalojmë këto rreziqe duke u  ofruar fëmijëve tanë pozitivitet.

Në pamundësi takimi me shoqërinë, dhe vijimit të mësimeve, ne duhet ti shtyjmë ata drejt aktiviteteve te ndryshme pozitive, dhe që ngjallin shpresën dhe dëshirën.

Image

Psh të sjellin pozitivitet mes disa vargjesh së një kënge, të një loje, apo çfardo qoftë dhe ta prezantojnë në publik. Ata tani mund të krijojnë një klip të bukur dhe te mbushur me pozitivitet dhe dashuri, ti tregojnë botës lumturinë e tyre mes ngjyrash të pafundme. E di që situata ekonomike është përkeqësuar me nivele të larta dhe ka rritje të papunësisë, andaj kjo u ka bërë shumë presion femijëve tanë. 

-  Ju lus që të ju rikthejmë buzëqeshjen dhe energjinë e humbur gjatë këtyre muajve fëmijeve tanë. 

Image

-  Unë nuk dua te përfitoj nga Pandemia, sepse nuk jam nivel i tillë, dhe ky status nuk është bërë për përfitime personale, andaj ju lus të mos e keqkuptoni, dua të përfitojnë zemrat e fëmijeve tanë. 

- Këngët, klipet apo lojërat nuk do të thotë se është e domosdoshme te bëhen tek A-mol, rëndësi ka qe ti bëjmë fëmijët tanë të lumtur kudo që të jenë.

- Unë veç se kam nisur që prezantojë Solistët nëpër festivale ndërkombëtare Online. Gjithashtu Festivalin A-Mol do e mbajmë në Tetor, andaj qe tani me secilin veç e veç mund të punoj me shumë dëshirë. 

-  Dëshira e tyre është që të jenë të rrethuar me miq, dhe dashuri më shumë se kurrë. Le të lulëzojnë fëmijët tanë në skenë, në fushë, apo kudo që u përket shpirti tyre engjëllor. Unë jam e gatshme të ju ndihmojë në çdo aspekt. 
- Ju Premtoj që së bashku do ja dalim çdo sfidë”, shkruan Anduena në letrën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat