Miley Cyrus konfirmoi ndarjen, por deklarata e saj la vend për shumë dyshime!

Mediale Vip

Miley Cyrus konfirmoi ndarjen, por deklarata e saj la vend për shumë dyshime!

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 07:08
Miley Cyrus, Cody Simpson

Pas 10 muajsh romancë, këngëtarja Miley Cyrus i dha fund lidhjes së saj me partnerin, Cody Simpson.

Një burim konfirmoi për PEOPLE se çifti u nda disa javë më parë, ndërsa lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës së saj më të re “Midnight Sky”.

Kësaj here, Miley vendosi të flasë vetë për ndarjen gjatë një videoje live në Instagram.

Ajo u shpreh se është lodhur nga ç’ka dëgjuar për veten dhe lidhjet e saj, ndaj e pranoi përpara fansave se ajo dhe Cody ishin ndarë.

Mirëpo, këngëtarja la vend për dyshim kur i kërkoi fansave të mos habiteshin nëse javën tjetër do t’i shihin sërish bashkë.

Kjo jo vetëm sepse kanë qenë miq të mirë prej 10 vitesh, por mbase gjërat edhe mund të rregullohen mes tyre.

“Një vit më parë, rreth kësaj date media u përpoq të thoshte historinë time për mua, por s’mund ta pranoj një tjetër herë. Sot, doli kudo lajmi se unë dhe i dashuri im jemi ndarë. U tha se është konfirmuar nga një burim i besueshëm edhe pse askush nuk është i besueshëm në një lidhje përveç atyre që e jetuan atë. Për momentin, dy gjysma s’mund të bëjnë një të tërë dhe ne si individë po punojmë për veten dhe jetën. Për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si kushdo tjetër në moshën tonë.

Po vendosim se çfarë do të bëjmë me jetët tona prandaj mos bëni drama nëse javën tjetër na shihni që kemi dalë bashkë prapë, për të ngrënë pica. Kemi qenë miq për 10 vite dhe do vazhdojmë të jemi, prandaj mos shpikni gjëra që s’janë.”- u shpreh Cyrus.

Cyrus dhe Simpson u lidhën për herë të parë në tetor 2019, menjëherë pasi ajo u nda nga Kaitlynn Carter, aktorja e njohur me të cilën kaloi një romancë të shkurtër pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat