Aktorja e njohur turke gjen djalin të pajetë në apartament

Mediale Vip

Aktorja e njohur turke gjen djalin të pajetë në apartament

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 10:35
Hümeyra Akbay

Aktorja e njohur turke Hümeyra Akbay tronditet nga vdekja e djalit të saj.

Akbay është tronditur nga vdekja e djalit të saj 47-vjeçar, Sadik Bigat, që u gjet i pajetë në apartamentin e tij.

Sipas gazetës turke “Hürriyet Daily News”, Hümeyra kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të.

Ajo vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta kontrolluar dhe e gjeti të vdekur.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, por dyshohet se mund të ketë pësuar një sulm në zemër.

Hümeyra njihet për rolin e saj si halla Maide në serialin “Fate të kryqëzuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat