Lajm i keq për fansat e Adele

Mediale Vip

Lajm i keq për fansat e Adele

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 21:14
Adele

Këngëtarja nuk di ende se kur do ta publikoj albumin.

Adele zbuloi të premten se nuk ka asnjë ide kur albumi i saj i ri do të dalë në treg.

Këngëtarja, 32 vjeçare, aktualisht është duke punuar në albumin e saj të ri, por rrëfeu për një fanse se nuk është askush në dijeni se kur mund të publikohet albumi.

Adele iu përgjigj një fanses pasi ata komentuan në një foto të një libri që po lexonte, se “Ku është albumi”, ndërsa këngëtarja i është përgjigjur “Seriozisht nuk kam një ide”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat