Capital T shfaqet i rrethuar nga femrat, ky është komenti i që i bën Adrola

Mediale Vip

Capital T shfaqet i rrethuar nga femrat, ky është komenti i që i bën Adrola

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 22:04
Adrola Dushi, Capital T

Adrola Dushi i ka lënë një koment reperit i cili ishte i rrethuar me bukuroshe.

Reperi i njohur Capital T ka publikuar këtë të dielë një foto i rrethuar nga femra, një prej të cilave i është ulur në prehër. “Ku me majt distancë hajt”, ka shkruar ai krahas fotos.

Fotoja në fjalë ka ndezur rrjetin dhe ka marrë komente të shumta, ku nuk ka munguar një nga modelja Adrola Dushi. “Bravo Lab”, ka komentuar ajo me të qeshura, ndërkohë që Capitali i është përgjigjur: “Krizë globale”.

Përgjatë ditëve të fundit dyshja janë përfolur për një lidhje. Adrola ishte protagonistja kryesore e këngës “C’est La Vie” por fansat janë të mendimit se mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat