Si rrallëherë, Aurela Hoxha flet për djalin që i ka rrëmbyer zemrën: Kudo që të jem, do jemi bashkë

Mediale Vip

Si rrallëherë, Aurela Hoxha flet për djalin që i ka rrëmbyer zemrën: Kudo që të jem, do jemi bashkë

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 22:06
Aurela Hoxha

Pas 7 muajsh larg, Aurela Hoxha pushimet zgjodhi t’i bënte në Shqipëri. Për shkak të pandemisë e ka pasur të pamundur të udhëtojë në Shqipëri për të parë të afërmit e saj, prandaj preferoi që këto pushime t’i shijojë në bregdetin e jugut, në praninë e miqve dhe familjarëve, pa harruar edhe qenushin e saj.

Aurela është duke shijuar suksesin e markës së saj të rrobave të banjës në Spanjë, mirëpo pranon se ka ende shumë punë për të bërë. Tani jeta e saj është përqëndruar në shtetin spanjoll, me të cilin veç punës e lidh edhe një arsye tjetër të fortë. Po flasim për dashurinë. Edhe pse e rezervuar rreth kësaj teme, Aurela ka zbuluar disa detaje të vogla në një intervistë në “Pushime On Top”.

“Unë e kam thënë që nuk jam vetëm. Nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë, sepse kudo që të jem, ne do jemi bashkë. Por që për momentin jemi atje sepse unë po punoj. Unë bëra këtë zgjedhje për shumë arsye... Sepse doja të provoja diçka tjetër...”

Kaq ka zbuluar ajo rreth djalit misterioz që i ka rrëmbyer zemrën. Ndërsa ka folur edhe për një lidhje tjetër të fortë që e ka pikërisht me qenushin e saj. Aq i madh është fiksimi i Aurelës për të, saqë po mendonte edhe të anulonte udhëtimin sepse qeni nuk ishte mirë. Modelja ka pranuar se për të ai është më shumë se një qen, është si fëmijë. Lidhja e saj me qenin tregon shumë për nënën që do të jetë në të ardhmen... Ditë të cilën ajo nuk e sheh as të largët, as të afërt, kjo pasi ia ka lënë në dorë Zotit dhe për të kurdo që fëmija të vijë, do të jetë i mirëseardhur.

“Sigurisht që njerëzit i planifikojnë, i mendojnë të gjitha... Megjithatë, unë jam e idesë që disa gjëra janë të shkruara, i di Zoti. Mendoj që sidomos diçka si kjo që sado ta planifikosh, një forcë më e madhe se ne e ka planifikuar momentin që do vijë në jetë. Kështu që, nuk e di! Është i mirëseardhur kurdo që të vijë. Nuk e shoh as të afërt, as të largët,” –ka thënë Aurela.

Kështu që, mos u çudisni nëse merrni vesh që një fëmijë është rrugës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat