Anduena Tahiri: Përballë fatkeqësive si Covid-19, ja çmimi kryesor

Mediale Vip

Anduena Tahiri: Përballë fatkeqësive si Covid-19, ja çmimi kryesor

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2020 Në ora: 13:23
Anduena Tahiri: Përballë fatkeqësive si Covid-19, ja çmimi kryesor

Covid 19 ka shkaktuar probleme të mëdha në çdo sferë të jetës!  Me telashe të mëdha po ballafaqohen edhe estrada!

Drejtoresha e “Amol-it”, Anduena Tahiri, është para sprovave të reja dhe jashtëzakonisht të mundimshme në këtë kohë të pandemisë. Ajo po e përgatitë festivalin ndërkombëtarë, që pritet të mbahet në mes të tetorit përkatësisht me 15 tetor! Synimi i saj është që Festivali të shkojë sipas planit dhe më mirë se në edicionin e kaluar.

”Përballë fatkeqësive si Covid-19 , ne kemi një zgjedhje. Mund të jemi shumë të mirë , ose mund të jemi më të mirët. Këto fjalë janë sekreti i ‘A-mol’. 

Image

Festivali mbarëkombëtarë A-mol Edicioni i IV, dhe edicioni i II-të i Festivalit Ndërkombëtarë A-mol Live hapin zyrtarisht konkursin. 

Ftojmë të gjithë solistët të bëhen pjesë e lundritmit të A-mol i cili nuk zhytet kurrë. 

Sfida dhe vështirësia kanë për qëllim t'ju ndihmojnë të dini se kush jeni. Stuhitë godasin dobësinë tuaj, por zhbllokojnë forcën tuaj të vërtetë  vetëm brenda Festivali ‘Amol’. Shpallje e konkursit për të gjithë artistët nga mosha 7 deri 26 vjeç”, tha Anduena.

Ajo tregon edhe shpërblimin kryesor: “Çmimi apo shpërblimi kryesor Grand Prix është 500 euro dhe shumë risi të tjera”. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë mbi 20 shtete, si Shqipëria, Malta,  Maqedonia, Rumania, Moldavia, Italia, Gjermania,  Serbia, Bjellorusia. Sllovenia,  Kosova, Polonia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Estonia, Turqia. Anglia, Zvicra, Franca, Bullgaria, Lituania etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat