Nevina Shtyllës i ndodh e papritura, bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale

Mediale Vip

Nevina Shtyllës i ndodh e papritura, bën njoftimin e rëndësishëm në rrjetet sociale

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 10:21
Nevina Shtylla

Moderatorja, Nevina Shtylla ka rënë pre e një mashtrimi ku është përdorur emri i saj.

Ajo ka zbuluar në instastory se dikush është shtirur si ajo.

Nevina ka ndarë me ndjekësit foto nga biseda ku disa individë flisnin në emrin e moderatores për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamës dhe i ka njoftuar të gjithë të bëjnë kujdes pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh.

Image

“Bëni kujdes. Nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes”, ka shkruar Shtylla krah fotove në ‘Instastory’.

Nevina ka publikuar edhe një foto të bisedës së bërë në emrin e saj, duke treguar se shpreson që njerëzit të mos kenë rënë preh e këtij mashtrimi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat