Kauza që bëri VIP-at bashkë/ Pse të gjithë po veshin këto bluza?

Mediale Vip

Kauza që bëri VIP-at bashkë/ Pse të gjithë po veshin këto bluza?

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:14
Alessandra Ambrosio

Disa personazhe të famshëm janë shfaqur në profilet e tyre në rrjete sociale me disa bluza T-shirt që shkruajnë: “Rise from the ashes” – (Do të ngrihemi nga hiri).

Bluzat mbajnë firmën e stilistit të famshëm libanez Zuhair Murad dhe kjo është një nismë e tij për t’i ardhur në ndihmë Bejrutit pas tragjedisë së 4 gushtit, ku qindra njerëz mbetën të vrarë e mijëra të plagosur.

Duke i ftuar të gjithë të marrin pjesë në këtë iniciativë, në mënyrë që të ndihmojnë banorët e Bejrutit që kanë humbur shumë në shpërthimin e pak javëve më parë, Murad u ka kërkuar miqve të tij të njohur ta ndihmojnë në ndarjen e mesazhit. Ndër të parat që e kanë mbështetur nismën, kanë qenë: Sofia Vergara, Alessandra Ambrosio, Courteney Cox, Shanina Shaik etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat