Pas postimit të fundit të Jonida Maliqit, duhet ta shikoni veten ndryshe

Mediale Vip

Pas postimit të fundit të Jonida Maliqit, duhet ta shikoni veten ndryshe

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 20:16
Jonida Maliqi

Shumë prej personazheve të njohur të showbiz-it, të huaj e shqiptarë, kanë ndarë vazhdimisht eksperiencat e tyre me paragjykimet e publikut. “Sa shumë ke shtuar në peshë”, “Se si i ke sytë, këmbët, hundën, veshët” e shprehje të tjera, nga më të ciniket e deri tek më fyeset. Shumë personazhe e kanë të vështirë të qëndrojnë indiferentë ndaj këtyre “sulmeve”, por disa të tjerë, pasi e kanë provuar “vuajtjen” në lëkurë, pa dyshim kanë ndryshuar dhe kanë mësuar ta vlerësojnë më shumë veten. Si Jonida Maliqi….

Jonida, qysh e vogël, për shkak të disa kileve më shumë në trupin e saj, e ka ndier ndikimin e atij publikut që të do në çdo rast të kuruar deri në detaje. Ndoshta edhe për këtë arsye, prej vitesh, ka ndjekur një regjim rigoroz dietash, tek të cilat ka besuar më shumë. Pori u desh të ndiente një shqetësim shëndetësor që i nisi nga një dhimbje në këmbë për të kuptuar që vetëm nga dietat e ndjekura për disa vite, mund të rrezikonte shumë.

Në një postim të fundit në llogarinë e saj, Jonida e ka ndarë me të gjithë shqetësimin që ka pasur dhe këtë e ka bërë për një qëllim të madh: të ndërgjegjësojë të gjithë vajzat që, ndoshta, ashtu si ajo dikur, shqetësohen për disa kilogramë më shumë në trupin e tyre.

“Kam besuar ndër vite tek dietat sidomos pas lindjes së tim biri. Prej 8-vitesh, hera-herës kur e kaloja masën e të ushqyerit, aplikoja fazën e atakut të dietës “Dukan”, që ka bazë proteinike. Më kishin thënë që ka efekte anësore, por duhet ta provosh në lëkurë e të ndërgjegjësoshesh fort” ,– thotë Jonida në videon e postuar në Instagramin e saj duke vazhduar.

“Dje në mëngjes ngrihem me një dhimbje relativisht të lehtë në këmbën e majtë dhe u përkeqësua gjatë ditës. E ndjeja këmbën e rënduar, nuk peshoja dot në të. Sot m’u desh të shkoja në spital, bëra një grafi, fatmirësisht s’kishte gjë problematike, por doktori e kuptoi që kisha abuzuar me dietat proteinike. Pata kriza uricemie të forta, tani duhet të kujdesem shumë mbi një dietë të shëndetshme, nuk duhet të konsumoj për shumë kohë djathin e bardhë, domatet, sardelet meqë kam abuzuar me proteinat”.

Pas kësaj, këngëtarja tregon se nisi të kërkojë cilat mund të ishin efektet që mund të lërë në shëndetin e saj vazhdimi i një diete të tillë:

“Ajo që më trembi gjatë kohës që po prisja ekzaminimin, fillova duke bërë një research mbi këtë problematikë dhe pasojat mund të kalojnë në artrit deri në kalcifikim. Vetëm për të qenë në formë, të dukesh bukur para të tjerëve, para komplekseve që më janë indoktrinuar që në moshë të vogël kur kam qenë paska mbipeshë”,- shton këngëtarja.

A ia vlen një sakrificë e tillë duke e këmbyer atë me shëndetin? A nuk duhet ta shikoni veten ndryshe pas këtij mesazhi real, ta krijuar pas “provës në lëkurë” dhe mjaft sensibilizues?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat