Rihanna tallet me videon ku Melania nuk i dha dorën Trumpit

Mediale Vip

Rihanna tallet me videon ku Melania nuk i dha dorën Trumpit

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 21:08
Ilustrim

Ditët e fundit në rrjet qarkulloi me shpejtësi dhe pushtoi mediat botërore si dhe rrjetet sociale, një video teksa çifti presidencial në SHBA, Donald dhe Melania Trump u bënë “gazi i botës”.

Teksa çifti po zbriste nga një avion, Melania refuzoi t’i jepte dorën Trumpit, bashkëshortit të saj duke e injororur atë në mënyrë aspak të hijshme, aq më tepër kur bëhet fjalë për një çift presidencial.

Këtë video e ka postuar edhe këngëtarja Rihanma në llogarinë e saj në Instagram, e në sfond të saj ka vendosur këngën e saj “Needed Me” dhe në mbishkrimin e videos shkruan: “Melania-s i pëlqen arti”, duke e shoqëuar me hashtagun #78, duke nënkuptuar që amerikanët i ndajnë vetëm 78 ditë nga zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat