Britney Spears kërkon që babait të saj t’i hiqet kujdestaria për të

Mediale Vip

Britney Spears kërkon që babait të saj t’i hiqet kujdestaria për të

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 22:41
Britney Spears

Britney nuk e do babanë e saj si kujdestarë.

Avokati i Britney Spears, Samuel D.Ingham III, deklaroi së fundmi në një dokument në Los Angeles se këngëtarja kërkon me këmbëngulje, që Jamie Spears, i ati i saj, të mos jetë më kujdestari i saj, shkruajnë mediat e huaja.

Sidoqoftë, këngëtarja nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e Britney-t, me lëvizjen #FreeBritney, në rrjetet sociale.

“Pa asnjë përpjekje për të mbyllur përfundimisht këtë marrëdhënie në të ardhmen, Britney do të donte që emërimi i zonjës Montgomery si kujdestare e saj, të bëhet  i përhershëm”, tha Ingham.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat