‘Angelina e kaloi cakun kësaj radhe’, gjërat mes Jolie dhe Pitt acarohen sërish

Mediale Vip

‘Angelina e kaloi cakun kësaj radhe’, gjërat mes Jolie dhe Pitt acarohen sërish

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 20:50
Angelina, Brad

Menduam se marrëdhënia mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt po qetësohej dhe ata ishin kthyer në një çift paqësor ish-bashkëshortësh, mirëpo s’paska qenë e thënë që paqja të vazhdojë për gjatë. Duket se gjërat janë acaruar sërish mes tyre, kësaj radhe për shkak të një veprimi të Jolie.

Aktorja ka kërkuar së fundmi përjashtimin e gjykatësit që merret me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve të tyre, për shkak se pretendon që gjykatësi dhe avokati i Pitt kanë një lidhje.

“Brad thotë se Angelina e ka kaluar cakun kësaj radhe.  Ai s’ka mundësi tjetër veçse të luftojë edhe më shumë”, -ka thënë një burim për Us Weekly.

Ndërsa në përgjigje të kërkesës së Angelina-s, avokati i Pitt ka thënë se në këtë mënyrë ajo po dëmton 5 fëmijët e tyre – Maddox, Pax, Shiloh, Vivienne dhe Knox – duke ua vështirësuar gjërat.

Pas kësaj përgjigjeje, avokatët e Jolie kanë thënë se “çdo vonesë në këto procese është për shkak të përpjekjes së ekipit të Pitt për të bërë përjashtime për përfitimin e klientit të tyre."

Si dhe kur do të mbarojë kjo çështje, mbetet për t'u parë, por klima mes ish-çiftit nuk është aspak e mirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat