Dafina Zeqiri vazhdon të sjell imazhe nga skenat atraktive të klipit, të realizuara në lavanderi

Mediale Vip

Dafina Zeqiri vazhdon të sjell imazhe nga skenat atraktive të klipit, të realizuara në lavanderi

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 10:58
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, “Million $”.

Kënga është pritur mirë nga publiku, teksa vëmendje të madhi mori edhe klipi, në të cilin këngëtarja solli disa skena, ku shfaqej si një nuse moderne.

Një ditë pas publikimit të klipit, Dafina solli për ndjekësit e saj në Instagram edhe disa fotografi të tjera nga xhirimet e një prej skenave më interesante të klipit.

Bëhet fjalë për pjesën ku ajo interpreton në një lavanderi, kinse po pastron paratë e saj në një lavatriçe.

E veshur me një bluzë dhe fund të shkurtër plot shkëlqim, Dafina vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave me fizikun e saj.

Pëlqimet dhe komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për dukjen në klip.

Përndryshe, ashtu si të gjithë kolegët e saj Dafina është duke përjetuar një verë pa koncerte shkaku i pandemisë COVID-19.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?

A post shared by Dafina Zeqiri (@dafina.zeqiri) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat