BimBimma ironizon me Feron, pasi reperi u takua me zyrtarin e Nismës për tubimet mes pandemisë

Mediale Vip

BimBimma ironizon me Feron, pasi reperi u takua me zyrtarin e Nismës për tubimet mes pandemisë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 16:23
BimBimma dhe Fero

BimBimma dhe Fero janë dy artistët shqiptarë që kohëve të fundit kanë filluar të kenë konflikte virtuale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Fero kishte publikuar një imazh ku shihet ne një takim me Xhemajl Hasanin.

Sipas tij, biseda kishte qenë e përqendruar në tubimet që ai planifikon t’i organizojë, por që nuk do të realizohen për shkak të pandemisë coronavirus.

Me këtë rast, BimBimma ka marrë të njëjtën fotografi me mbishkrim, duke e publikuar atë në rrjetin e tij social Instagram.

I njohur me ironizomë dhe mesazhe ndaj njëri-tjetrit, kësaj radhe reperi kishte bashkangjitur vetëm pesë ‘emoji’, që nënkuptonin përqeshje.

Gjeneza e gjithë kësaj filloi pas një ftese për ‘betejë hip-hopi’ nga Fero, në të cilën ftoi disa reperë të njohur të estradës shqiptare.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat