Kanye West mbërrin në New York, por pa Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West mbërrin në New York, por pa Kim Kardashian

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 17:50
Kanye West

Kanye West është ndër rep-artistët më me stil, i cili përkujdeset për secilën paraqitje të tij skenike.

Në të njëjtën mënyrë, ai është paraqitur edhe gjatë mbërritjes në New York, i veshur me një xhaketë ekstravagante, shkruan Daily Mail.

Atë e ka kombinuar me një bluzë të kuqe, ndërsa për pantallona ai ka vendosur ngjyrën e verdhë.

Image

Kanye kishte mbrojtur veten dhe të tjerët duke mbuluar hundën dhe gojën me një maskë të zezë dhe një palë syze të mëdha.

Mes tjerash, reperi është parë edhe të ketë ndaluar për të zhvilluar një bisedë të vogël me një grup fansash të tij.

Reperi dhe njëherësh bashkëshorti i Kim Kardashian, është parë të kthehet nga Wyoming, aty ku po qëndron për një kohë të gjatë.

Image

Së fundmi, ai ka shokuar me disa deklarata, ndërsa kishte theksuar se kishin menduar të abortonin North, vajzën që e ndan me Kim.

Pas këtyre, martesa e çiftit të njohur ka kaluar në disa kriza, ku ende po pretendojnë të ruajnë marrëdhënien e shëndoshë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat