Gigi Hadid shkëlqen gjatë një shëtitje në New York, ndërsa pret fëmijën e saj të parë

Mediale Vip

Gigi Hadid shkëlqen gjatë një shëtitje në New York, ndërsa pret fëmijën e saj të parë

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 06:55
Gigi Hadid

Gigi Hadid është duke shkëlqyer çdo ditë e më shumë gjatë shtatzënisë së saj të parë.

Lajmin për një gjë të tillë e ka bërë të ditur para disa muajsh, ndërsa ajo dhe Zayn së shpejti do të bëhen prindër, shkruan Mirror.

Së fundmi, bukuroshja bionde është shfaqur në një shëtitje në rrugët e New York, së bashku me të dashurin e saj.

Image

25-vjeçarja për një kohë të gjatë nuk ka qenë e pranishme në publik, ndërsa as në rrjete sociale nuk është se qëndron shumë aktive.

Duke qëndruar në makinë, ajo vërejti paparacit, teksa filloi të buzëqeshte e të pozonte para kamerave të tyre.

Image

Nga larg ajo dukej të mos kishte përdorur makijazh, duke vendosur të dalë në mënyrë natyrale, kurse barkun e rrumbullakosur e kishte fshehur.

Vlen të përmendet se që nga paraqitja e saj në emisionin Jimmy Fallon’s Tonight Show, nuk është parë në vende të tjera.

Ani pse çifti nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete se kur do të vijë në jetë foshnja e tyre, fansat kanë shpërthyer me komente, duke thënë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat