Katy Perry thotë se është e gatshme të bëhet nënë

Mediale Vip

Katy Perry thotë se është e gatshme të bëhet nënë

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 12:51
Katy Perry dhe i fejuari i saj aktori, Orlando Bloom

Këngëtarja e njohur, Katy Perry, dhe i fejuari i saj aktori, Orlando Bloom, së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Perry tregon se ajo dhe i fejuari i saj kishin planifikuar të bëheshin prindër dhe se kjo nuk ishte diçka e pa pritur për çiftin.

“Ne të dy jemi të gatshëm të bëhemi prindër, shtatzënia nuk ishte gabim, nuk ishte diçka aksidentale sepse të dy jemi të gatshëm për këtë”.

Perry tregoi edhe për emocionet e saj dhe deklaroi se me padurim pret që ta takoj vajzën e saj.

“Kjo periudhë për mua është një udhëtim i bukur dhe një dashuri e pakushtëzuar”, tha Perry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat