S4MM dhe Noizy publikojnë këngën e re “Puerto Rico”

Mediale Vip

S4MM dhe Noizy publikojnë këngën e re “Puerto Rico”

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 15:07
Noizy

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar prej ditësh, reperët S4MM dhe Noizy kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Puerto Rico” mban titullin bashkëpunimi i tyre i ri, që është një këngë ritmike verore e rrymës hip-hop.

Muzika është realizuar nga producentët: NIZA, Don Gima dhe Typhoon, gjersa për tekstin janë kujdesur vet S4MM dhe Noizy.

Klipi është mjaft veror, në të cilin nuk mungojnë skenat atraktive në pishinë me vajzat në bikini.

Ana vizuale e projektit i është besuar video-produksionit CINEGR8.

Si S4MM, ashtu edhe Noizy kanë qenë mjaft aktiv gjatë këtyre muajve me projekte, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat