Paris Hilton jep detaje për abuzimin fizik dhe mental gjatë fëmijërisë: U ndjeva si e burgosur

Mediale Vip

Paris Hilton jep detaje për abuzimin fizik dhe mental gjatë fëmijërisë: U ndjeva si e burgosur

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 22:27
Paris Hilton

Paris Hilton ka shokuar audiencën përmes një tregimi që ka bërë rreth vështirëve në jetën e saj.

Në dokumentarin “This Is Paris”, ajo ka treguar rreth abuzimit fizik dhe mental gjatë fëmijërisë, shkruan Daily Mail.

Rrëfimi i tillë rreth jetës së saj është i qasshëm në platformën digjitale YouTube, ku Paris tregon për abuzimet që i janë bërë në shkollën Provo Canyon në Utah.

39-vjeçarja ndër të tjera kishte shtuar për People: E varrosa të vërtetën time për një kohë të gjatë. Por jam krenare se si kam arritur të bëhem një grua e fortë. Njerëzit mund të spekulojnë gjithqka për jetën time, por dua t’i tregoj botës se kush jam me të vërtetë”.

Ajo kaloi rreth 11 muaj në po të njëjtën shkollë, deri në momentin kur prindërit e saj filluan të shohin problemet e saj mendore.

“Stafi thoshte gjithmonë gjëra të këqija për mua. Ata në mënyrë të vazhdueshme më bënin të ndihesha keq. Ata kanë qenë duke abuzuar me mua fizikisht. Dëshironin që të fusnin frikën tek fëmijët”, shtoi Paris.

Ylli i “Stars Are Blind” u largua nga shkolla në vitin 1999, ndërsa më pas arriti  suksesin e dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat