Rrjeti po zien, Georgina i thotë “Po” Cristiano Ronaldos

Mediale Vip

Rrjeti po zien, Georgina i thotë “Po” Cristiano Ronaldos

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 16:58
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Një foto e publikuar nga Georgina Rodriguez ka ngritur dyshimet se Cristiano Ronaldo i ka propozuar për martesë.

Gerogina dhe Cristiano shfaqen të kapur për dore e tejet të lumtur në foton e publikuar, e krahas fotos 26-vjeçarja ka shkruar “Pooo”, të cilën e ka shoqëruar dhe me një emoji trëndafili. Foton e ka ndarë gjithashtu dhe sulmuesi, i cili bashkëngjitur saj ka shkruar “Dashuria ime”.

Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga këto momente romantike.

Tashmë na mbetet vetëm të presim për të mësuar nëse shumë shpejt do kemi një dasmë nga çifti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat