Angelina nuk do që divorci me Brad të marrë fund

Mediale Vip

Angelina nuk do që divorci me Brad të marrë fund

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 06:20
Angelina Jolie

Angelina Jolie dhe Brad Pitt po përpiqen të ndahen që prej 2016-ës, por gjithnjë ndodh diçka dhe proçesi ndalon! Së fundmi, Jolie ka kërkuar që gjykatësi që merret me çështjen të ndërrohet, po drama po thellohet edhe më. E vërteta është se Angelina Jolie nuk do që divorci të përfundojë. Asnjëherë!

Duke marrë parasysh se ata që lëndohen më shumë nga e gjithë kjo janë fëmijët, burime pranë ish-çiftit thonë se aktorja është duke bërë një lojë. 

“Kjo është një lojë që ajo po luan. Eshtë ajo që i ka fëmijët pjesën më të madhe të kohës dhe po përpiqet t’i mbajë sa më gjatë të jetë e mundur.”

Nga ana tjetër, thuhet se ylli i filmave ka një raport dashuri-urrejtje për Brad, një tjetër arsye pse nuk do që ky divorc të përfundojë njëherë e mirë.

Skuadra e Angelina-s e mohon diçka të tillë duke thënë se nuk ka njeri më të interesuar se ajo që kjo histori të mbyllet. 

Çështja e divorcit vazhdon të mbetet një lëmsh i madh dhe ende s’dihet çfarë do të ndodhë, por të paktën dyshja po përpiqet t’i mbajë fëmijët sa më larg kësaj historie të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat