Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e njohin se kush është, pas dramave me Brad Pitt

Mediale Vip

Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e njohin se kush është, pas dramave me Brad Pitt

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 11:17
Angelina Jolie

Ajo ka qenë figurë publike për dekada me radhë dhe mori pjesë në filma mjaft të njohur.

Por, Angelina Jolie thotë se vetëm fëmijët e saj e njohin me të vërtetë se kush është, shkruan Daily Mail.

45-vjeçarja në një intervistë për Extra, ka folur më shumë për jetën e saj private, përfshirë edhe filmin e ri “The One And Only Ivan”.

Agelina do të regjistrojë zërin e një elefanti me emrin Stella, i cili do të lansohet në Disney të enjten.

Derisa flitej për jetën personale në mesazhin e filmit ajo shtroi se fëmijët janë ata që mund të tregojnë se kush është ajo.

“Unë jam më shumë vetvetja sepse nuk di të jem ndryshe, por nëse më pyesni se a më njohin njerëzit me të vërtetë, mund të them se vetëm fëmijët e mi e dinë se kush jam”, është shprehur ajo.

Kjo deklaratë e aktores vjen pas disa dramave që kanë ndodhur gjatë procedurës së divorcit me Brad Pitt.

Ajo tashmë është shpërngulur në Richmond të Londrës, aty ku kishte jetuar më parë me aktorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat