Flaka Krelani pozon e mbuluar me shami dhe e zhveshur në pjesën e poshtme

Mediale Vip

Flaka Krelani pozon e mbuluar me shami dhe e zhveshur në pjesën e poshtme

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 17:32
Flaka Krelani

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej muajsh është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja nga Gjakova publikon edhe ndonjë fotografi provokuese, e një gjë të tillë e ka bërë në imazhin e fundit.

Krelani ka pozuar e mbuluar me një shami me material leopardi, të ndërthurur me xhaketë të po së njëjtit material, e ndërsa poshtë te këmbët shfaqej tërësisht e ekspozuar.

“Me kokë poshtë do të thotë ana e djathtë lart”, shkroi Flaka në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga ndjekësit.

Flaka Krelani përndryshe shquhet për potencën e saj vokale si kultivuese e zhanreve ‘rock’ dhe ‘dubstep’, ndonëse këto zhanre nuk janë shumë popullore për shqiptarët. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Upside down means right side Up #cheetah #nyc

A post shared by FLAKA KRELANI (@flaka.krelani) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat